Kalaja e Rozafës “përqafon” teknologjinë, rregulla të reja për vizitorët

Publikuar tek: kulture-art, më 07:58 08-09-2017 Kalaja e Rozafës “përqafon” teknologjinë, rregulla të reja për vizitorët

Kalaja e Rozafës do të ndryshojë rregullat përsa i përket hyrjes së vizitorëve.

Përgjegjësi i DRKK Shkodër, Helidon Sokoli, është shprehur për mediat lokale se brenda këtij muaji pritet të vendosen bileta të reja elektronike për të gjithë ata që duan të shohin nga afër këtë vend.

Kjo metodë vendoset për të pasur dhe një pasqyrim të saktë të numrit të personave që vizitojnë kalanë.

Vendimi ka kohë që diskutohet por pritet të përfundojë fluksi i turistëve që ende vijon për shkak të periudhës së pushimeve.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.17391610145569
array(1) { ["section"]=> string(75) "kalaja-e-rozafes-perqafon-teknologjine-rregulla-te-reja-per-vizitoret-91567" }