Kali trembet rrugës dhe hedh përpara makinës burrin në Korçë, ndërron jetë nga plagët (EMRI)

Publikuar tek: aktualitet, më 06:06 23-09-2020 Kali trembet rrugës dhe hedh përpara makinës burrin në Korçë, ndërron jetë nga plagët (EMRI) Foto ilustruese

70 vjeçari Hekuran Ramo ka humbur jetën në fshatin Neviçisht të Korçës mëngjesin e sotëm.

Mësohet se viktima ka qenë duke ecur me kalë, por në momentin kur ai është futur në rrugën dytësore të fshtatit Neviçisht, kali është trembur dhe i ka dalë përpara një makine.

Sipas Policisë, sot rreth orës 05:35, në aksin rrugor Korçë-Bilisht, në afërsi të fshatit Neviçisht, ka ndodhur një aksident, ku për pasojë shtetasi E. G., 27 vjeç, banues në fshatin Pojan, duke drejtuar mjetin tip “Volksëagen”, ka përplasur shtetasin Hekuran Ramo rreth 70 vjeç, banues në fshatin Neviçisht, që lëvizte në rrugë me kalë, i cili ka gjetur vdekjen.

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 23.09.2020, rreth orës 05:35, në aksin rrugor Korçë-Bilisht, në afërsi të fshatit Neviçisht, ka ndodhur një aksident, ku për pasojë shtetasi E. G., 27 vjeç, banues në fshatin Pojan, duke drejtuar mjetin tip “Volksëagen”, ka përplasur shtetasin H. R., rreth 70 vjeç, banues në fshatin Neviçisht, që lëvizte në rrugë me kalë, i cili ka gjetur vdekjen.

Drejtuesi i mjetit shtetasi E. G., u dërgua në Spital për kontroll mjekësor, me të cilin do të kryen veprimet e mëtejshme proceduriale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01439905166626
array(1) { ["section"]=> string(96) "kali-trembet-rruges-dhe-hedh-perpara-makines-burrin-ne-korce-nderron-jete-nga-plaget-emri-221306" }