KALIM I BUJSHËM/ Shkrihet e gjithë Dega e LSI-së, të 140 anëtarët i bashkohen Partisë Socialiste

Publikuar tek: politike, më 12:55 22-01-2021 KALIM I BUJSHËM/ Shkrihet e gjithë Dega e LSI-së, të 140 anëtarët i bashkohen Partisë Socialiste FotoArkive: Selia e LSI

Dega e LSI-së në Berat, në Gjeroven, është shkrirë e gjitha dhe të 140 anëtarët e saj pritet t'i bashkohen Partisë Socialiste.

Ka qenë ish-kryetari i kësaj Dege, Krenar Shehu i cili është shprehur se e kishin marrë këtë vendim pasi kanë 10 vite pa përfaqësim.

Më herët, në Qarkun e Beratit LSI ka marrë dhe goditje të tjera. Ish-ministri Nasip Naço dhe ish-deputeti i LSI Gledion Rehovica deklaruan publikisht kalimin te socialistët.

Gjatë një mbledhje që është mbajtur sot në Gjeroven, kryetari i Degës së LSI atje Krenar Shehu, ka deklaruar dorëheqjen dhe është larguar nga LSI. Menjëherë pas tij, të gjithë anëtarët e tjerë kanë vendosur që në bllok të largohen. Pritet që ata t’i bashkohen PS pasi kanë thënë se kanë besim vetëm te Nasip Naço.

Edhe vetë ky i fundit pak kohë më parë deklaroi se “nuk është koha për eksperimente” dhe iu bashkua fushatës së socialistit Blendi Klosi në Berat.

“Unë si kryetar i LSI-së Gjeroven, pasi jam menduar gjatë, kam vendosur të largohem nga kjo parti politike. Ndihemi të papërfaqësuar pasi LSI është tallur me zonën e Gjerovenit. Duke nisur nga ish/kryetari i bashkisë që ishte kushëriri i Metës e deri tek listat e tanishme për deputete, verehen se në lista janë sërsish kushërinjtë e tij”, ka deklaruar Shehu.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Jozefina Topalli mesazh për 25 prillin: Keni mundësi të merrni një vendim të fortë, do ketë impakt në një dekadë. Vendi ka nevojë për shpresë
Nesër mund të të vijë radha ty! Basha paralajmëron qytetarët: Ja pse Rama duhet të largohet (VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.013107061386108
array(1) { ["section"]=> string(101) "kalim-i-bujshem-shkrihet-e-gjithe-dega-e-lsi-se-te-140-anetaret-i-bashkohen-partise-socialiste-235966" }