Kalimi i PDIU në opozitë, Idrizi dy fjalë për Dulen: mos u merakos

Publikuar tek: barometri, më 08:21 16-09-2018 Kalimi i PDIU në opozitë, Idrizi dy fjalë për Dulen: mos u merakos

Kryetari i PDIU, Shpëtim Idrizi i ftuar në emisionin “Kjo Javë” ka folur për prishjen e koalicionit me Ramën dhe marrëveshjen e re që mund të krijojë me opozitën dhe aletatët e tjerë brenda saj.

 

Duke folur për marrëdhënien me aletaët brenda frontit opozitar ai ka përmendur dhe kreun e PBDNJ Vangjel Dule, duke u shprehur se PDIU e ka problemin me qeverinë greke ndërsa i ka kërkuar Dules të mos merakoset sepse interesat e Greqisë i mbron Rama.

“Ne vlerësojmë kontributin e të gjithëve në opozitën e bashkuar dhe nuk është problem se është edhe PBDNJ me opozitën. Ne po bëjmë një aleancë me PD dhe më pas do kërkojmë një marrëveshje me të gjithë aleatët. Në asnjë rast nuk kam konvenciunuar interesa personale. Ne nuk kemi asnjë problem me kauzën e Vangjel Dules, sic është edhe çështja e Çamërisë. Ne e kemi konfliktin me qeverinë greke, e cila duhet ti hapë rrugën çështjes së Çamërisë. I them Dules, mos u merakos se interesat e Greqisë i mbron kryeministri Edi Rama. Ne nuk e kemi problemin me Vangjel Dulen. Kudo qe shkojme ne ata ikin”, ka thënë Idrizi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.11877512931824
array(1) { ["section"]=> string(71) "kalimi-i-pdiu-ne-opozite-idrizi-dy-fjale-per-dulen-mos-u-merakos-134486" }