Kalimtarët e Tiranës mblidhen te Teatri Kombëtar, 'seks' dhe rënkime në oborr (Video)

Publikuar tek: aktualitet, më 21:35 23-10-2019 Kalimtarët e Tiranës mblidhen te Teatri Kombëtar, 'seks' dhe rënkime në oborr (Video) Shkeputur nga video e vepres se 'Jul Çezari', e luajtur te Teatri Kombetar

Aktorët dhe mbështetësit e Teatrit Kombëtar vazhdojnë qëndresën e tyre prej më shumë se një viti, në mbrojtje të godinës ekzistuese, ndërsa shpesh zgjedhin forma kreative për të protestuar.

Mbrëmjen e sotme, ata kanë zhvilluar një shfaqje në oborrin e godinës së Teatrit, nga vepra “Jul Çezari”. Rënkimet dhe skenat erotike të veprës kanë tërhequr vëmendjen e kalimtarëve të shumtë, të cilët fillimisht nuk kanë kuptuar çfarë po ndodhte ndërsa më pas kanë qëndruar dhe kanë duartrokitur formën kreative të protestës.

Siç shihet dhe në videon e mëposhtme, aktorët janë gjysmë të zhveshur ndërsa gjatë interpretimit rënkojnë. Shfaqja e sotme ia ka dalë mesa duket të tërheqë vëmendjen e kalimtarëve, të cilët kanë mbushur sheshin para Teatrit.

Kujtojmë se, prej më shumë se një viti aktorë, aktivistë dhe mbështetës të Teatrit Kombëtar protestojnë kundër projektit të prishjes së godinës aktuale të tij.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0073060989379883
array(1) { ["section"]=> string(87) "kalimtaret-e-tiranes-mblidhen-te-teatri-kombetar-seks-dhe-renkime-ne-oborr-video-183242" }