Kallëzim penal për kryebashkiakun e Kavajës, reagon Basha: Sulm politik i Edi Ramës

Publikuar tek: politike, më 11:26 16-04-2019 Kallëzim penal për kryebashkiakun e Kavajës, reagon Basha: Sulm politik i Edi Ramës Lulzim Basha dhe Isa Sakja

Kreu i PD, Lulzim Basha reagon për kallëzimin penal të IKMT ndaj kryebashkiakut të Kavajës, Isa Sakja.

Teksa IKMT argumentoi se kreu i bashkisë ka abuzuar me lejet për të paktën 7 pallate, Basha e cilëson këtë si sulm politik ndaj kryebashkiakut, sipas tij i parathënë nga Edi Rama disa javë më parë.  

Basha mes të tjerash shton se sulmi është orkestruar nga Rama pasi nuk e pranon dot që e ka humbur Kavajën dhe sipas tij shumë shpejt do të humbë gjithë Shqipërinë.

Reagimi i Bashës:

Kallëzimi penal kundër Kryetarit të Bashkisë së Kavajës, Isa Sakja, është sulm politik kundër kundërshtarit politik, i parathënë nga Edi Rama disa javë më parë. Ky sulm politik është i orkestruar nga një kryeministër hakmarrës, që nuk e pranon dot se qytetarët në Kavajë nuk drejtohen më nga një përdhunues dhe trafikant droge apo grabitës pronash në bregdet.

Kallëzimi politik penal kundër Isa Sakjas vjen nga i njëjti kryeministër i korruptuar dhe i lidhur me krimin që vazhdon të mbrojë Vangjush Dakon, i cili betonizoi Durrësin dhe plazhin e tij, duke u dhënë pasuri publike kriminelëve me të cilët bleu votat. Kallëzimi është urdhëruar nga kryeministri i Qazim Sejdinit, që komandon trafikun e drogës në Elbasan dhe e ka bërë qytetin plaçkë betoni të bandave. Sulmi politik ndaj kryebashkiakut të Kavajës vjen nga i njëjti kryeministër që, bashkë me shërbëtorin e tij, Erion Veliaj, kanë betonizuar Tiranën, duke e shndërruar në lavatriçen më të madhe të pastrimit të parave në Ballkan.

As kallëzimet politike, as gazi lotsjellës, as propaganda nuk e ndihmojnë dot më Edi Ramën. Kryeministri më i korruptuar sot në Europë e ka humbur Kavajën dhe, shumë shpejt, ka për të humbur gjithë Shqipërinë!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0066540241241455
array(1) { ["section"]=> string(88) "kallezim-penal-per-kryebashkiakun-e-kavajes-reagon-basha-sulm-politik-i-edi-rames-160618" }