Kallëzim Tom Doshit për fshehjen e 23 milionë eurove, Doshi: Sulm politik

Publikuar tek: aktualitet, më 06:00 16-05-2015 Kallëzim Tom Doshit për fshehjen e 23 milionë eurove, Doshi: Sulm politik Tom Doshi

Pas nisjes së hetimit për sajesën e akuzave ndaj Ilir Metës për vrasjen e pretenduar për të, ndaj deputetit Tom Doshi rëndon tani edhe një kallëzim i ri, ai për pasurinë. ILDKPI-ja ka kallëzuar Doshin për fshehje të pasurisë prej 23 milionë eurosh. Doshi e hedh poshtë këtë akuzë ndaj tij, duke thënë se është veçse një sulm i hapur politik.

‘’Ky veprim i ILDKPI-së është një sulm i hapur politik ndaj meje. Ky institucion ka ushtruar ndaj meje kontrolle të vazhdueshme dhe asnjëherë nuk më ka gjetur qoftë dhe me shkeljen më të vogël. Pasuritë e mia janë të ligjshme’’, thotë Doshi për Gazetën Shqiptare.

Ai tregon edhe se kreu aktual i ILDKPI-së Shkëlqim Ganaj i ka bërë më parë kontrolle pasurisë së tij.

“Po ju them, që jam i vetmi deputet I Kuvendit të Shqipërisë, që është ushtruar kontroll për pasurinë time 5 herë në 10 vite. Madje në një rast dosja ime është dorëzuar në orën 15:45 dhe bë orën 16:00, pra vetëm 15 minuta më vonë, ‘’shorti’’ më përzgjodhi mua si subjekt që duhet të kontrollohesha. Po ju them që Shkëlqim Ganaj, që sot drejton ILDKPI-në, në 2005 ka ushtruar kontroll ndaj pasurisë sime, duke qenë shef i kontrollit. Po ju them një gjë, kur kam shitur biznesin unë kam paguar 1 milionë e 800 mijë dollarë, për shitjen. Jam taksapagues i rregullt dhe asnjëherë s’e kam shkelur ligjin. Sali Berisha dërgoi edhe drejtorin e Pastrimit të Parave bashkë me tre inspektorë në Austral për të bërë veprimet dhe hetime për pasuritë e mia’’, shprehet Doshi.

Burime pranë ILDKPI-së thonë se kallëzimi është kryer pasi vetë Doshi ka deklaruar se ka 14 milionë euro, por nuk ka asnjë burim për sigurimin e këtyre të ardhurave, pasi kompanitë e tij rezultojnë me humbje.

“Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, bazuar në ligjin nr. 9049, datë 10.4.2003 “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publike”, i ndryshuar, përfundoi kontrollin dhe rikontrollin e plotë të deklaratave të interesave private të subjektit Tom Doshi, me funksion Deputet i Kuvendit të Shqiperisë, për periudhën kohore 2005 – 2014, nga ku rezultuan fshehje të pasurive, deklarime të rreme, për pasuritë në shumën rreth 14.000.000 euro, kontrata fiktive pasurish, transferta bankare të dyshimta e pa burime të ligjshme financiare dhe dyshime për pastrim parash, brenda dhe jashtë vendit, në shumën rreth 9.000.000 euro.

ILDKPKI bën me dije se subjekti Tom Doshi është kontrolluar nga 2005 deri 2013 disa herë, por, edhe pse në kontrollet e kaluara Inspektorët e çështjes kanë evidentuar shkelje të ligjeve dhe konflikte interesi dhe kanë propozuar zgjidhjet sipas ligjit, drejtuesit e ILDKPKI-së i kanë mbajtur ato të fshehura, duke mos i dërguar dosjet në organin e Prokurorisë, ashtu siç përcaktohet në ligjet bazë të ILDKPKI”, bën me dije inspektoriati.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Arrestohet efektivi i policisë, drejtonte mjetin në gjendje të dehur
Erdogan dhe ish-presidenti Gul i vizituan vetë shkollat ‘’gyleniste’’ në Tiranë (Fotot) »
Article Logic
Execution time: 0.011681079864502
array(1) { ["section"]=> string(77) "kallezim-tom-doshit-per-fshehjen-e-23-milione-eurove-doshi-sulm-politik-11283" }