Kallëzimi i Metës në SPAK, pas Gjonajt zbardhen EMRAT e 2 funksionarëve të tjerë

Publikuar tek: politike, më 17:24 24-02-2020 Kallëzimi i Metës në SPAK, pas Gjonajt zbardhen EMRAT e 2 funksionarëve të tjerë meta dhe Gjonaj

Presidenti Ilir Meta ka dorëzuar sot në SPAK kallëzimin penal ndaj ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj bashkë me funksionarë të tjerë të lartë, të cilët i akuzon si të përfshirë në veprimtari kriminale në funksion të grushtit të shtetit.

Mësohet se përveç Gjonajt presidenti ka kallëzur penalisht edhe Gentian Devajn Sekretar i Përgjithëshm i Ministrisë së Drejtësisë dhe Etleva Haxhinë drejtoreshë e QBZ-së.

Sot pas kallëzimit Meta është shprehur se mbrojtja e Kushtetutës dhe integriteti i Gjykatës Kushtetuese është detyrë e presidentit për çdo shqiptar. Padia penale për disa vepra është dorëzuar për tre titullarë të lartë të Ministrisë së Drejtësisë me në krye zonjën ministre ende në detyrë, ka thënë presidenti më tej gjatë deklaratës së tij.

'Mbrojta e Kushtetutës dhe integritetit të Gjykatës Kushtetuese është sot detyrë për çdo shqiptar patriot. Në radhë të parë është mision dhe detyrë e Presidentit të Republikës. Nuk ka ngjarje më të rëndë se sa ky akt mafioz, ku në bazë të provave zyrtare, rezulton e përfshirë celula në krye të Ministrisë së Drejtësisë, që nëpërmjet shkeljeve dhe falsifikimeve ka tentuar një grusht shtetit duke tentuar haptazi dhe në mënyrë mafioze duke rrëmbyer një kompetencë që Kushtetuta ia jep Presidentit. Këto prova, këto fakte tronditëse, ishte e domosdoshme ti sillte vetë Presidenti i Republikës.

Padia penale për disa vepra është dorëzuar për tre titullarë të lartë të Ministrisë së Drejtësisë me në krye zonjën ministre ende në detyrë. Ne po disponojmë prova të tjera jo vetëm për të çuar deri në fund shpartallimin tentativës së grushtit të shtetit, por edhe të gjithë përpjekjes për të finalizuar grushtin e shtetit për të rrëmbyer me ligjin anti-kushtetues të Kushtetutës së Shqipërisë për të kthyer Gjykatën Kushtetuese, garante të sovranitetit të Republikës së Shqipërisë, nga kjo bandë tepër e rrezikshme.

 Në 2 mars të gjithë shqiptarët në bulevard, në Tiranë, për të bërë të qartë se Shqiptarët janë me Kushtetutën dhe jo me Presidentin. Se shqiptarët nuk do të lejojnë më askënd për të dhunuar Kushtetutën që ata e votuan me referendum në 22 nëntor 1998. A ka një republikë në Europë a në botë, të një vendi anëtar të Këshillit të Europës, t`i rrëmbehet kompetenca kushtetuese për Gjykatën Kushtetuese Persidentit të Republikës', tha Meta sot pas kallëzimit në SPAK.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0093178749084473
array(1) { ["section"]=> string(86) "kallezimi-i-metes-ne-spak-pas-gjonajt-zbardhen-emrat-e-2-funksionareve-te-tjere-196293" }