Sot në ambientet e Prokurorisë është paraqitur edhe Vitore Tusha, e cila do të pyetet për çështjen e kreut të KED Ardian Dvorani.
Kryetarja në detyrë e Gjykatës Kushtetuese do t'i përgjigjet pyetjeve të prokurorit për pretendimet e ngritura nga Presidenca kundrejt Dvoranit.
Kujtojmë se Tusha është një nga figurat më të vlerësuara të Presidentit.
Tusha, më herët ishte përzgjedhur si kandidate për kryetare të Kontrollit të Lartë të Shtetit nga presidenti Meta por kandidatura e saj u rrëzua më 18 dhjetor 2018 nga Komisioni i Ekonomisë.