Kallëzohet në Prokurori Elez Gjoza, kryetari i LSI në njësinë 2 të Tiranës

Publikuar tek: aktualitet, më 10:46 09-06-2017 Kallëzohet në Prokurori Elez Gjoza, kryetari i LSI në njësinë 2 të Tiranës

Është kallëzuar në Prokurori Elez Gjoza, administratori i LSI-së, i njësisë 2 në Tiranë.

Gjoza, që vjen nga rradhët e LSI-së, regjistroi në banesën e tij 70 persona me të njëjtin kod fiktiv. Burime nga policia bëjnë me dije që Prokuroria dyshon se Gjoza bëri transferim të qytetarëve për të ndikuar në zgjedhjet. Ai regjistroi 70 persona me të njëjtin kod banimi. Mësohet se qytetarëve u ishte premtuar vende pune në këmbim të votës.

“Ai u premtonte këtyre shtetasve vende pune në këmbim të votës. Specialistët e Seksionit të Hetimit të Korrupsionit, po punojnë për saktësimin e gjeneraliteteve të këtyre shtetasve”­ thotë policia. Materialet proceduriale iu kaluan Prokurorisë së Rrrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Detyrimi për pjesëmarrje në veprimtari politike”, “Korrupsioni pasiv në zgjedhje” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, parashikuar nga nenet 328/a, 328/b dhe 186/3 të Kodit Penal. /Newsbomb.al/

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010414123535156
array(1) { ["section"]=> string(82) "kallezohet-ne-prokurori-elez-gjoza-si-regjistroi-70-persona-ne-banesen-e-tij-81824" }