Gjykata e Lartë ka kaluar për gjykim dosjen penale ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe ish-drejtorit të Policisë Vlorë Jaeld Çela.
Tahiri është dënuar nga Krimet e Rënda për shpërdorim detyre me 3 vite shërbim prove, ndërsa Jaeld Çela u dënua me 3 vite e 4 muaj burg, ndërkohë që vendimi për gjykimin në Gjykatën e Lartë është marrë në Dhomën e Këshillimit.
Pas gjykimit në Apel, kjo gjykatë vendosi që çështja të rikthehej edhe njëherë në Gjykatën e Shkallës së Parë, por ish-ministri bëri recurs në Gjykatën eLartë, pasi nuk e pranoi vendimin e Apelit.
ende nuk dihet se kur do të fillojë procesi në Gjykatën e Lartë, pasi çështja kërkon 5 gjyqtarë për ta gjykuar, ndërsa momentalisht kjo gjykatë ka vetëm 3 gjyqtarë.