Kaloi me sukses vettingun, Komisioneri Publik ankimon vendimin për Artan Madanin

Publikuar tek: aktualitet, më 13:57 22-10-2019 Kaloi me sukses vettingun, Komisioneri Publik ankimon vendimin për Artan Madanin Artan Madani

Komisioneri Publik ankimon vendimin e Komisionit të Pavarur të Kaulifikimit (KPK) për drejtuesin e Prokurorisë së Kavajës Artan Madanin.

Mësohet se Komisioneri Publik ka kërkuar shkarkimin e Madanit, i cili kaloi me sukses vettingun.

KPK e rikonfirmoi në detyrë më 1 gusht, pasi sipas tyre rezultoi i pastër në të treja shtyllat e vlerësimit bashkë me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale.

Artan Madani e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1994.

Ai ka punuar si prokuror në Durrës, ka drejtuar prokurorinë e Lezhës dhe është rikthyer sërish si prokuror në Prokurorinë e Durrësit. Në vitin 2014, Madani është emëruar në Prokurorinë e Kavajës ku është promovuar më pas si drejtues i kësaj prokurorie.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.035847902297974
array(1) { ["section"]=> string(86) "kaloi-me-sukses-vettingun-komisioneri-publik-ankimon-vendimin-per-artan-madanin-183060" }