Kaloi në 'sitën' e vettingut, KPK konfirmon në detyrë drejtuesin e prokurorisë së Tropojës

Publikuar tek: aktualitet, më 09:29 16-05-2019 Kaloi në 'sitën' e vettingut, KPK konfirmon në detyrë drejtuesin e prokurorisë së Tropojës

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi në detyrë këtë të enjte drejtuesin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tropojë, Artan Shtrungza.

Shtrungza u përball të hënën me procesin e rivlerësimit, ku gjatë seancës dëgjimore u evidentuan probleme me profesionalizimin, të cilat u pranuan edhe prej vetë prokurorit që u justifikua se gabimet kishin ndodhur për shkak të mbingarkesës në punë.

Relatorja e çështjes, Genta Tafa (Bungo) u shpreh se Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI, e ka vlerësuar pozitivisht prokurorin Artan Shtrungza lidhur me kriterin e pasurisë.

KPK ka gjetur të saktë konstatimet e Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, DSIK, për përshtatshmërinë e prokurorit Artan Shtrungza për vazhdimin e detyrës, pasi nuk janë identifikuar kontakte të papërshtatshme.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0094058513641357
array(1) { ["section"]=> string(94) "kaloi-ne-siten-e-vettingut-kpk-konfirmon-ne-detyre-drejtuesin-e-prokurorise-se-tropojes-164523" }