Kaloi semaforin e kuq, oficerja e trafikut godet me çekiç këmbësoren

Publikuar tek: bota, më 17:38 16-05-2015 Kaloi semaforin e kuq, oficerja e trafikut godet me çekiç këmbësoren

Një oficere trafiku në Kinë sulmoi  një këmbësore me çekiç, sepse ajo kaloi rrugën kur drita e semaforit ishte e kuqe.

Oficerja e patrullës, goditi këmbësoren në mënyrë të përsëritur mbi kokë me një çekiç të hekurt, pasi gruaja injoroi urdhrin e saj për të mos kaluar rrugën në provincën lindore në Shandong. Dëshmitarët në vendin e ngjarjes i thanë policisë se oficerja ishte konfliktuar me këmbësoren pasi ajo shpesh shkelte rregullat e trafikut.

Ajo priti derisa semafori u bë jeshil për të shkuar drejt këmbësores. “Unë nuk do të lë të kalosh me të kuqe”, i tha ajo dhe e goditi me çekiç. Gruaja mbeti pa ndjenja në mes të rrugës dhe menjëherë u dërgua për mjekim në spital.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011035919189453
array(1) { ["section"]=> string(73) "kaloi-semaforin-e-kuq-oficerja-e-trafikut-godet-me-cekic-kembesoren-11321" }