Dhjetëra kalorës nga gjithë Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi do “të zbarkojnë” të shtunën në Fier, për një aktivitet të ri turistik që zhvillohet për herë të parë në Shqipëri.
Ministri Blendi Klosi shkruan se për herë të parë bregdetit shqiptar i shtohet dhe një produkt i ri turistik, gara me kuaj. Këtë të shtunë bregdeti i Darëzezës në Fier do të jetë i gjithi i kalorësve.
“Bregdeti, shtohet një produkt turistik i ri. Për herë të parë, bregdeti i Fierit, Darëzeza, do të shndërrohet në një "pistë" hipizmi. Gara nis të shtunën, ku bashkohen kalorës nga e gjithë Shqipëria, Kosova e Mali i Zi”, shkruan ministri.