Kaltrina vuan nga sëmundja e rrallë, aktivisti bën apel për ndihmë

Publikuar tek: aktualitet, më 07:36 16-04-2019 Kaltrina vuan nga sëmundja e rrallë, aktivisti bën apel për ndihmë

Kjo vajzë quhet Kaltrina Zushi dhe ka nevojë për ndihmë, shkruan Newsbomb.al.  

Ajo vuan nga një sëmundje e rrallë e cila njihet si Encephalitis autoimuna anti NMDAR, sëmundje e cila atakon sistemin nervor dhe vështirëson funksionimin e rregullt të trupit.

Lajmin e ka ndarë aktivisti i njohur nga Kosova, Roland Sylejmani. Ky i fundit shprehet se kurimi i sëmundjes ka kosto dhe për fat të keq nuk mund të trajtohet në Kosovë.

E plotë:

Për Kaltrushën tonë

Momenti kur merr mundin me shkru një përkushtim ndaj dikujt, me të cilën je pjekë me të, ke plakë ditë të tana, ke llafosë dhjetra orë panderpre, halle, derte, gëzime, idhnime, dashni, naj herë edhe ndonjë intrigë t'vogel, nuk është gjë e lehtë!

Kaltrina është shoqja ime e ngushtë, është prej atyre shoqërive që nisin në kohë adoleshence e janë të destinuara të bëhen të pavdekshme. Kaltrina është krenaria e të gjithë atyre që e njohin, e atyre që ndajnë moment me të, e atyre që kanë takuar të paktën një herë buzëqeshjen e saj. . Kaltrina është frymzim, motiv, lokomotivë e një force që nuk shterret asnjëherë, ajo është njëfarë lëvizje e rrezatimit t’dashnisë që e godet n’loçkë t’zemres këdo që rrinë me të qoftë veç një herë me të.

Kaltrina m’ka ndihmu me projektu andrra, me besu n’to, me i ndjekë ato ku janë e ku s’janë. Ah, Kaltrina ështa jo me të cilen e kemi maru një dhomë të madhe me plotë kujtime, nga ato kujtime që nuk mund t’i fshij as një det i trazuar, dallget e secilit po na godasin këto tre muaj e fundit.

Kaltrina po përballet me një beteje të eger,të trazuar, të pamëshirshme, një luftë e pabarabartë, cinike, ironi e fatit të kësaj jete. Ajo prej disa muajsh është në luftë me një sëmundje të rrallë e cila njihet si Encephalitis autoimuna anti NMDAR, sëmundje e cila atakon sistemin nervor dhe vështirëson funksionimin e rregullt të trupit. Kjo sëmundje ka kosto të lartë dhe për fat të keq nuk mund të trajtohet në Kosovë.

Diagnostifikimi i sëmundjes te Kaltrina është bërë relativisht vonë dhe çdo vonesë në luftë me këtë sëmundje është një ditë e cila rrezikon seriozisht jetën e Kaltrinës. Prandaj, familja Zhushi bashkë me ne si shoqëri e saj e kemi nisur një kampanjë përmes sëcilës synojmë të mbledhin fonde të cilat do të mundësonin sigurimin e terapisë së nevojshme për Kaltrinën.

Për të fituar këtë betejë na duhet ndihma e secilit prej jush, kontribo edhe ti!

Për transfer brenda Kosovës

Numri i xhirollogarisë në të cilin mund të kontriboni është:

TEB 2011000057284166 – Zalbone Zhushi

Per transfer jashtë Kosovës

Sëift Code:TEBKXKPR

IBAN:XK05

TEB 2011000057284166

Kaltrinë, andrra jonë vazhdon...

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022135972976685
array(1) { ["section"]=> string(72) "kaltrina-vuan-nga-semundja-e-rralle-aktivisti-ben-apel-per-ndihme-160593" }