‘Kam 6 orë që pres në ambulancë, hapni Covid-4’, flet mjeku që bëri denoncimin: Atë natë sistemi ishte 'në gjumë', nuk ka koordinim...

Publikuar tek: aktualitet, më 23:04 23-11-2020 ‘Kam 6 orë që pres në ambulancë, hapni Covid-4’, flet mjeku që bëri denoncimin: Atë natë sistemi ishte 'në gjumë', nuk ka koordinim... Dritan Koçia

Mjeku i Urgjencës Paraspitalore në QSUT, Dritan Koçia ka folur në “open” lidhur me denoncimin që bëri dje, me anë të një postimi në rrjtet sociale, ku tha se kishte mbi 6 orë që priste në ambulancë dhe nuk i jepej zgjidhje dhe nuk akomodohej pacienti në spital.

Koçia tha se atë natë diçka çedoi, sistemi ishte në “gjumë” dhe nuk u koordinua. Nga ana tjetër Brataj tha se të tilla situata ndodhin në kohë pandemie, pasi ka fluks të shtuar.

Vasili: Cila është gjendja ku punoni ju?

Koçia: Unë jam mjek i urgjënvcës paraspitalore në QSUT. Qendrova me një pacient deri në 7 të mgjesit. Unë në 3 kam bërë statusin. Në 9 mund të jetë bërë akomodimi në shtrat i pacientit. Nuk ka bërë vaki shpesh, por nga mesi i tetorit deri tani kapasur disa raste të tilla. Sot mora vesh që situata ka qenë plotësisht e qetë. Pritjet nuk kanë zgjatur 30-40 minuta.

Vasili: Çfarë ju bëri ta shkruani atë status?

Koçia: Nuk është çështje irritimi, se ajo është pjesë e punës sonë. Ajo që më shqetëson ishte për pacientët e tjerë. Në momentet që 6 ambulanca qendronin të bllokuara për një defekt sistemi, ishin në gjumë, shkurt. Nëse covid-2 i kishin të ezauruara shtretërit, hajde shkojmë te covid-1 ose covid-3. Ishte defekt sistemi referues. Në momentin që mbyllet porta do mbetesh me pacientein në makinë. Duhet të funksionojë sistemi të thotë ALERT. Duhet të zgjidhim situatën.

Brataj: unë kam thënë që ka pasur pritje, dhe do të ketë, jemi në pandemi. Veç pritjes, duhet të themi që ka pasur, por qytetai ka qenë në ambulancë, pjesë e spitalit. Nuk mendoj që ka pasur mungesë oksigjeni. Ka pasur thirrje.

Vasili: A duhet të qendrojë mjeku Koçia në të ftohtë në 4 të natës të rri të ndërrojë bombulat e oksigjenit.

Brataj: Ka momente fluski, dhe nga ambulancat e rretheve. Mund të vijnë në të njejtën kohë. Ka rastitus disa herë me orë të tëra, jemi në pandemi. Gjendja tani është normalizuar. Personeli ka nevojë për kohën e vetë. E rëndësishme është që pacienti trajtohet dhe në ambulabcë.

Vasili: Mjeku shqetësohet dhe thotë pse nuk është hapur covid-4?

Brataj: U hap pjesa e tretë e covid-3. Të mërkurën do hapet covid-4.

Vasili: Po ja ku e kemi denoncimin, pse nuk ka kapacitete, pse duhet të presim?

Koni: Nuk ka nevojë të bëhet taksative që këtë javë apo këtë muaj të themi që duhet të shkojnë pacientët te covid-3 apo 4. Nëse janë plot spitalet t’i thuhet të shkojë te spitali tjetër.

Brataj: Unë do pres që ta mbush atë spitalin që kam pa ezauruar.

Koçia: Desha të korigjoja drSkënderin. Një nga shqetësimet që ngre është koordinimi i spitalit. Duhet të ketë një koordinator të përgjithshëm, për të parë situatën në spital në çdo moment në kohë reale. Që të bëjë përllogaritje dhe të mos humbasim kohë për pacientin e radhës. Atë ditë që bëra statusin i bie 8 orë në pritje. Nga 2 pacientë i bie 16 pacientë që mund të transportoheshin me ambulancën time. Atë natë diku dhe diçka çedoi. Hajd të bëhemi bashkë dhe ta zgjidhim.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vrasja e Adriatik Tresa, gazetarja rrëfen kronologjinë prej largimit nga Shqipëria deri në ekzekutimin misterioz
‘Shkova e mora me duart e mia’, qytetari denoncon vdekjes e së ëmës: E çuan në spital Covid, por e shënuan ‘arrest kardiak’, Prokuroria të hetojë... »
Article Logic
Execution time: 0.012339115142822
array(1) { ["section"]=> string(130) "kam-6-ore-qe-pres-ne-ambulance-hapni-covid-4-flet-mjeku-qe-beri-denoncimin-ate-nate-sistemi-ishte-ne-gjume-nuk-ka-koordinim-228879" }