“Kam bombë në valixhe”, 23 vjeçari kërkon të hyjë me forcë në ambasadën e SHBA në Berlin

Publikuar tek: bota, më 19:02 11-03-2016 “Kam bombë në valixhe”, 23 vjeçari kërkon të hyjë me forcë në ambasadën e SHBA në Berlin

Një shtetas gjerman është arrestuar pranë ambasadës amerikane në Berlin, pasi sulmoi sot personelin e sigurisë dhe deklaroi se kishte një bombë, gjë që u vërtetua si deklaratë e rreme më pas.

23-vjeçari u përpoq të futej me një valixhe në ambasadë, por nuk iu lejua hyrja. Pasi shtyu rojen, ai u arrestua dhe i tha policit se kishte lënë një bombë në një valixhe para hyrjes së ambasadës, shkruan Voa.

Zona përreth ambasadës u bllokua dhe policia gjeti valixhen ku, sipas autoriteteve kishte vetëm “sende personale”.

Një zëdhënës i policisët e përshkroi individin si “me probleme psikologjike” por nuk dha hollësi për identitetin e tij.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Malia dhe Sasha Obama në darkën e parë formale në Shtëpinë e Bardhë
Hezbollah shpallet organizatë terroriste nga Liga Arabe »
Article Logic
Execution time: 0.0095589160919189
array(1) { ["section"]=> string(91) "kam-bombe-ne-valixhe-23-vjecari-kerkon-te-hyje-me-force-ne-ambasaden-e-shba-ne-berlin-34858" }