Kam dy vjet që s'bëj plazh!

Publikuar tek: fcb-bomb, më 15:09 06-08-2018 Kam dy vjet që s'bëj plazh! Indrit Vokshi, aktivist, funksionar në PD-në e Lezhës

Shkruan Indrit Vokshi:

Do thoni ju çne? Epo kam pas punë të tjera të cilat s'më kanë lënë të shkoj aty ku dua unë. Edhe para dy vitesh, kam bërë plazh në fund të Shëngjinit, ku s'ka asnjë njeri. Siç ka hije, jo me u fut në rreshtin e çadrave si me pas hall.

Kështu, debati mbi turizmin, është debat mbi qejfin. Disa nuk kanë para për qejf, disa nuk kanë qejf t'i harxhojnë paratë këtu. Këtu s'po kemi para për hallet, jo më për qejfet. Prandaj s'duhet të mërzitemi. Shqipëria e ka hangër karremin. Kanë ra të ardhurat, fitimet, njerëzit do merren me punë të tjera, ngaqë kanë halle të tjera.

Shyqyr që kanë mbetur disa të cilët pushimet i quajnë rit dhe i bëjnë edhe me sforco, se përndryshe ndihen të përjashtuar nga feja bashkëkohore po nuk e kryen ritin.

Pushimet janë sajdi, jo rit. As domosdoshmëri. Ndaj plazhet bosh janë pasqyrë e gjendjes, s'ka asgjë për alarm. S'mund të pretendosh sajdisje në një vend që varfërohet. Ndaj duhet marrë me qetësi, kjo është gjendja. Më mirë vitin tjetër.. ndoshta!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022207975387573
array(1) { ["section"]=> string(33) "kam-dy-vjet-qe-s-bej-plazh-130317" }