'Kam fjetur me pitonin në krevat', rrëfimi i frikshëm i Albi Nakos: Më zuri gjumi me gjarprin nën gji

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 07:21 18-07-2019 'Kam fjetur me pitonin në krevat', rrëfimi i frikshëm i Albi Nakos: Më zuri gjumi me gjarprin nën gji

“Dashuria për kafshët” ishte tema e mbrëmshme në emisionin “Opinion”. Ndërsa, të ftuarit treguan historitë e tyre me kafshët.

Mirëpo, ajo që spikati ishte më shumë histpria e koreografit të njohur, Albi Nako. “Unë jam rritur edhe në fshat. Kur kam qenë i vogël, më ka kaluar një nëpërkë tek kofshët dhe e kam parë, jam mpirë, nuk kam lëvizur. Bëri rrugën e vet nga kofsha tek pulpa dhe iku. Me kalimin e viteve, u futa të studioj këtë zvarranik të çuditshëm, që edhe feja e ka dënuar duke i vënë lloj-lloj epitetesh", rrëfeu ai.

Ndërsa para 10 vitesh Albi shpjegoi se si e kishte blerë dhe e kishte futur kontrabandë në Shqipëri pitonin, pasi nuk lejohet në Shqipëri. Ai tha se e kishte marrë të vogël dhe e kishte vendosur në akuarium, ndërsa maksimumi kishte arritur deri në 2 metër para se të ndërronte jetë vitin e kaluar.  Kur e kishte marrë gjarprin në shtëpi, “Mamaja u tmerrua dhe tha djali iku. Nuk është mirë.”

Ndërsa Nako shpjegoi edhe një rast kur pitonin e kishte nxjerrë nga akuariumi dhe e kishte mbajtur në krevat, percjell klan

“E kam mbajtur edhe në krevat unë. Nuk është se e kisha bashkëshorte jo. Por vija unë në darkë në shtëpi, doja t’i kushtoja kohë dhe e merrja dhe një herë kam qenë përmbys duke parë televizor dhe më ka zënë gjumi fiks siç është ajo shprehja me gjarprin në gji. Kështu kulaç komplet. Ishte nën mua. Nuk reagonte fare", tregoi Albi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026625871658325
array(1) { ["section"]=> string(104) "kam-fjetur-me-pitonin-ne-krevat-rrefimi-i-frikshem-i-albi-nakos-me-zuri-gjumi-me-gjarprin-nen-gji-172558" }