‘Kam kaluar edhe GRIPIN E DERRIT’, Kryemadhi: Nuk të mbrojnë nga COVID tanket që nxori kryeministri me kanotiere, neve na thonë jeni bërë si emisioni…

Publikuar tek: politike, më 21:20 01-12-2020 ‘Kam kaluar edhe GRIPIN E DERRIT’, Kryemadhi: Nuk të mbrojnë nga COVID tanket që nxori kryeministri me kanotiere, neve na thonë jeni bërë si emisioni… Monika Kryemadhi

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi e ftuar në “Real Story” është shprehur se përveç koronavirusit, ka kaluar edhe gripin e derrit.

Ndërkohë ajo u shpreh kundër mendimit se vendosja e maskës të mbron nga koronavirusi, duke thënë se maska është mjeti i fundit mbrojtës, ashtu siç janë tanket që nxori kryeministri Rama në bulevard.

“Maska është mjeti i fundit i mbrojtjes së qytetarit nga COVID. I pari është informacioni që u vjen , shërbimi nga mjekët, tamponi dhe në fund është maska. Nuk është maska ajo që largon COVID-in ashtu siç nuk janë tanket dhe kallahnikovët që nxori kryeministri me kanotiere nga Surreli.

Mbajtja e maskës është e fundit, ajo që është e rëndësishme është keqmenaxhimi që i është bërë situatës, se flasim gjithnmonë për këtë dhe na thonë njerëzit jeni bërë si emisioni “Trupi dhe shëndeti”.

Unë e kam kaluar edhe “gripin e derrit”, por nuk u bëra me ankth”, tha Kryemadhi

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « PD denoncon publikisht kryebashkiakun e Kukësit Safet Gjici: Përfitoi 37 milionë dollarë tendera për rindërtimin e shtëpive të dëmtuara nga tërmeti
‘Europa ka qasje të ftohtë ndaj shqiptarëve, dhe për shkak të Kosovës’, Duma i kthehet gazetarit: S’e ka fajin Europa, por qeverisja e brendshme »
Article Logic
Execution time: 0.011759996414185
array(1) { ["section"]=> string(151) "kam-kaluar-edhe-gripin-e-derrit-kryemadhi-nuk-te-mbrojne-nga-covid-tanket-qe-nxori-kryeministri-me-kanotiere-neve-na-thone-jeni-bere-si-emisioni-229824" }