“Kam nevojë”, kënga më e re e Alban Skënderajt me Elinel (Video)

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 17:24 07-05-2016

Alban Skënderaj ka publikuar këngën e re në bashkëpunim me Elinel. “Kam nevojë” titullohet kënga, teksti i të cilës është prodhim i Albanit, ndërsa muzika është punuar bashkë me Elinel.

Dy muaj më parë Alban Skënderaj publikoi këngën “Unë dhe ti” që u prit mirë nga publiku. 

Teksti:

(Alban)
Shpirt pangopur, peng në kohë
Natën gjumin nuk e njoh
Endem nëpër shtigjet e vetmisë

Sytë më shohin bardhë e zi
Jam njeri e s'jam njeri
Zhytur thellë në baltën e lakmisë

Kam nevojë për pak muzikë
Ndenjën ta jetoj pa frikë
Të gjej paqe thellë në zemër
Te mbështetem tek një mik

Kam nevojë të them më fal
Të besoj në ideal
Të qesh, të qaj me mall
Kam nevojë të ndihem gjallë

(Elinel)
Dashni 
Kjo çmenduni e arsyetume 
M'ka bo me lu me zjerm ma ka pru shpirtin n'maje hune 
M'ka bo me dyshu n'veten 
Urrejtja erdh e pa ftume 
Jom munu me lartësu me punë veten n'kët botë t'kufizume 

I rrethum jom me shoqni 
Që shohin vec sipërfaqen 
vlersojnë vec sipërfaqen 
E bojnë sikur t'vetknaqun 

Kom nevojë mu çmu për ato që jom 
Skom nevojë me ndrru për një opinion as me ndrru për kërkon' 

Nevoja m'nxiti e une shpiki 
M'nyra qysh me pa dritën midis eklipsi
Qysh me mujt me pa t'mirën n'diçka t'keqe 
T'pa shpirtit m'i thirr n'ndërgjegje 
Me dashni me fshi urrejtje 

Pritëm se po bi 
Bi si një stuhi përplotë me shi n'ër lot e mi veç unë e di sa thellësi ka m'rri shtrati i k'tij lumi që vërshon vështirësi po s'munet me m'përbi 
Kom me kon ç'ai që noton kundër rrjedhës qe vërshon me furi 

(Alban)
Dhe kur të qëndroj ndoshta me zor në këmbë
Dhe kur gjithcka që ka mbetur është një këngë
Une do them krenar se jetova i lirë
Dhe kur gjethet të jenë zverdhur një mëngjes
Kur thesaret të veniten në harresë
Vec një emocion vlen njëmijë pasuri

(Refren) 
Kam nevojë për pak muzikë ....

(Elinel)
Kom nevojë
Për një bisedë t'sinqertë mos mu paragjyku për ato ça munet goja me nxjerr 
Kom nevojë me m'bo me besu që s'ki me m'keqkuptu po ki me kon me mu, a je me mu? 

Kom nevojë me taku njerëz që m'inspirojnë e m'bojnë me besu qe besnikërinë s'e tradhtojnë 

Kom nevojë k'saj egos teme me ja dhan një kuptim 
Me besu që me kon i mirë n'jetë e ka një qellim

(Alban)
Hapin jo nuk e ndal, jo nuk e ndal, jo nuk e ndal
Kam nevojë më shumë se kurrë të ndihem gjallë

(Refren) Kam nevojë për pak muzikë ....

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025200843811035
array(1) { ["section"]=> string(65) "kam-nevoje-kenga-me-e-re-e-alban-skenderajt-me-elinel-video-39793" }