‘Kam nisur Endrin, në çantën blu ka të gjitha AMANETET’, del audio-mesazhi, Eva Dumani fshihet nga ushtarët kurdë

Publikuar tek: aktualitet, më 20:21 26-10-2020 ‘Kam nisur Endrin, në çantën blu ka të gjitha AMANETET’, del audio-mesazhi, Eva Dumani fshihet nga ushtarët kurdë Mesazhet e Eva Dumanit

Eva Dumani, motra e Endri Dumanit që do të kthehet ditën e nesërme në Shqipëri pasi u shpëtua nga kampi Al Hol në Siri nuk dëshiron të kthehet me të vëllanë.

16 vjeçarja tregon për mediat me anë të një mesazhi zanor se e ka lejuar vëllanë të kthehet në Shqipëri, por vetë nuk do të kthehet, ndërsa shton se i vëllai ka në #antën blu gjithë amanetet.

“Unë kam vendosur. Nuk do të rikthehem më. Talhen (Endri Dumani) e çova, po erdhi, merre ti. Ka një çantë blu, ka amanetet. Merre ti çantën me çdo gjë. Ja kam lënë amanet çantën blu,”- dëgjohet të thotë ajo në mesazhin zanor.

Eva Dumani në siri shoqërohet me 4 gra të tjera, mes të cilave është edhe Emanuela Daci, gruaja e Almir Dacit nga Leshnica e Pogradecit, i mbetur i vrarë në Siri. Me ato janë edhe Hajrije Taushani, Myrvete Dibra e Elona Shuli.

Emanuela Daci është shprehur se gratë që merren për në kampin ROJ vriten nga ushtarët kurdë, ndërsa nuk u ka treguar gazetarëve se ku është Eva Dumani.

“Sa për Evën dhe Endrin, nuk di gjë. Një ditë erdhi tek unë dhe tha që Endri kishte ikur në Shqipëri. Ajo, atë ditë, deri në aksham, qëndroi tek unë. Një djalë na tha, ‘kush na sjell Sarën do t’i japim 200 dollarë’ dhe Sara iku. Kam dy ditë që nuk e di ku është. Jam në merak pasi kemi dëgjuar se të gjitha motrat që i kanë marrë ushtarët i kanë vrarë. Sara nuk ka shkuar te ato. Ne dëgjuam se ato duan veç Sarën. Me lejen e Allahut, s’kanë me na gjet. Ma bëj hallall se s’kam kohë të bisedojë se jemi në udhëtim, por jo për në Shqipëri, atje ku ishim. Të lutem mos më shqetëso, se për ndryshe, ta bëj bllok numrin. Nuk dua se më dhimbset nëna. Sado kurthe të bëni, Allahu ua prish kurthet tuaja edhe të shejtanëve,”- mësohet të jetë shprehur ajo.

Video nga A2CNN:

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 5 shqiptarë shpëtuan nga ferri i “Al-Hol’, flet babai i Alvin Berishës: Së shpejti do dalin të gjithë, Presidenti i Gjysmëhënës së Kuqe më tha se kampi do shkrihet
Gazetari që ishte brenda kampit Al-Hol: Eva Dumani bëri gati vëllain, por vetë qendroi atje se ka frikë. I kanë thënë se do e torturojnë... »
Article Logic
Execution time: 0.011767148971558
array(1) { ["section"]=> string(124) "kam-nisur-endrin-ne-canten-blu-ka-te-gjitha-amanetet-del-audio-mesazhi-eva-dumani-nuk-deshiron-te-kthehet-ne-shqiperi-225264" }