‘Kam qenë me zemër të ngrirë’, Rama dhe Lleshaj mbërrijnë në Liban: Këtu është kampi i ferrit

Publikuar tek: aktualitet, më 19:04 26-10-2020 ‘Kam qenë me zemër të ngrirë’, Rama dhe Lleshaj mbërrijnë në Liban: Këtu është kampi i ferrit

Janë sjellë në Beirut nga kampi Al Hol në Siri, Floresha Rasha gruaja dhe fëmijët e saj Amar Rasha, Emel Rasha dhe Hatixhe Rasha, raporton gazetari Muhamed Veliu.

Gjithashtu dhe djaloshi Ebdi Dumani, të cilët do të udhëtojnë nesër drejt Shqipërisë. Kryeministri Rama dhe ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj kanë mbërritur në Liban.

“Jam i lehtësuar sepse ky ishte një operacion i komplikuar më vjen mirë që ia dolëm, kam kontaktuar dhe me drejtuesit e operacionit dhe gjeneralin e që kanë shumë merita në këtë proces. Falenderoj dhe drejtorin e antiterrorit që për 30 ditë ka bërë përpjekje të vazhdueshme , po ashtu edhe konsullin këtu për lidhjet që janë jo aq të lehta, sepse në këtë proces ishin shumë faktorë. Bashkë me fëmijët tani do kthehemi në Tiranë. Kemi ngritur rrjetin e nevojshëm për t’i trajtuar më kujdes.

E ëma e fëmijëve të vegjël është në gjendje të vështirë ka plagë në trup, por do vij me ne. E rëndësishme se ky operacion i hap rrugën fazës tjetër. Tani presim sinjalin e fundit për të marrë dhe të tjerët”, tha Rama për gazetarin Veliu.

Nga ana tjetër, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj tha nga Bejruti se kampi Al Holit duhet të quhet kampi i Ferrit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kryetarja e KPA-së takohet me ambasadorin gjerman, Zingraf ofron mbështetjen e tij për procesin e Vetting-ut
Zbardhen emrat e fëmijëve të nxjerrë nga kampi famëkeq ‘Al-Hol’, bashkë me ta nxirren edhe 20 shqiptarë të tjerë dhe dërgohen në kamp më të sigurt »
Article Logic
Execution time: 0.012085914611816
array(1) { ["section"]=> string(96) "kam-qene-me-zemer-te-ngrire-rama-dhe-lleshaj-mberrijne-ne-liban-ketu-eshte-kampi-i-ferrit-225255" }