Infektohet me Covid-19 ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani: Kam simptoma

Publikuar tek: aktualitet, më 22:54 25-11-2020 Infektohet me Covid-19 ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani: Kam simptoma Nait Hasani

Ambasadori i Kosovës në vendin tonë, Nait Hasani ka rezultuar pozitiv në testin e Covid-19.  

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Hasani, ku përmes një statusi sqaron se ka simptona të lehta dhe se është karantinuar duke respektuar masat anticovid.

Më tej, ai i bën thirrje qytetarëve që të respektojnë masat për të parandaluar përhapjen e virusit.

Statusi i plotë:

Të nderuar miq !

Pas testimit për COVID 19, rezultova pozitiv, me simptoma të lehta.

Në përputhje me protokollin shëndetësor të IKSHPK- së, kam filluar trajtimin mjekësor në kushtet e karantinimit.

Gjej rastin të ju bëj thirrje të respektoni maksimalisht, këshillat e autoriteteve shëndetësore.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tërhoqi zvarrë qenin për disa metra, nis procedimi penal për 67-vjeçarin në Durrës
‘Krimi i organizuar kontrollon 40% të tregut’, Ngjela: Qeveria s’po bën studime! Mund të humbasim dhe ekonominë dhe shëndetësinë »
Article Logic
Execution time: 0.023106098175049
array(1) { ["section"]=> string(87) "kam-simptoma-infektohet-me-covid-19-ambasadori-i-kosoves-ne-shqiperi-nait-hasani-229132" }