'Kam tip flirtues', habit moderatorja e sportit: Jam puthur me femra, në emision nuk vesh mbathje... (FOTO)

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 22:06 25-05-2020 'Kam tip flirtues', habit moderatorja e sportit: Jam puthur me femra, në emision nuk vesh mbathje... (FOTO) Lei Kraja

Moderatorja e sportit Lei Kraja, ka treguar se duke pasur një punë të tillë, është e detyruar të qendrojë më shumë me djem se sa me vajza. Ajo ka thënë se e kanë ngacmuar, dhe se disa herë ka pasur flirte mes tyre.

“Unë vetëm me çuna rri. Vetëm me futbollistë për shkak të punës, gazetarët që punoj. Deri tani nuk kam pasur asgjë më shumë se shoqëri me një futbollist. Më kanë ngacmuar futbollistët shqiptarë dhe unë kam flirtuar, mos të gënjej është gjë normale. Futbollistët janë të bukur, të suksesshëm, të mirë por s’kam pasur gjë më shumë. Tipin e kam flirtues, meqë jam gaforre nuk e di çfarë dua. Në Shqipëri meqë merremi me fjalë nuk dua ta bëj publike një lidhje. Besoj shumë tek syri i keq,”- u shpreh ajo.

Moderatorja tha se përveç djemve ka puthur edhe vajza, por kjo ka ndodhur padashje.

“Mund të jemi puthur padashje. Po bëjë një selfi me një shoqe, doja ta puthja në faqe dhe ajo gjithashtu, kur u kthyem u puthëm në buzë. E kemi dhe foto,”- shtoi Lei.

Ajo zbuloi edhe një detaj tepër provokues për fansat.

“E bëj shpeshherë ne emision, dal pa mbathje. Një fustan që është ngjitur, nuk i vesh dot mbathjet,”– tha moderatorja për Oranews.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0105140209198
array(1) { ["section"]=> string(104) "kam-tip-flirtues-habit-moderatorja-e-sportit-jam-puthur-me-femra-ne-emision-nuk-vesh-mbathje-foto-207799" }