“Kam tre fakultete: Infermierinë, akademinë e rendit dhe administrim biznesi”…I liruari nga burgu tregon historinë si u dënua

Publikuar tek: aktualitet, më 10:13 15-01-2017 “Kam tre fakultete: Infermierinë, akademinë e rendit dhe administrim biznesi”…I liruari nga burgu tregon historinë si u dënua Mikel Ahmeti, 28 vjeçari nga Saranda i liruar dje nga burgu i Peqinit (Foto: infoelbasani)

Mikel Ahmeti, 28 vjeçari nga Saranda, ka lënë dje qelinë e burgut të Peqinit. I janë falur 10 muaj nga dënimi dhe pranon të flasë për kolegët e portalit “infoelbasani”. 

Ai është baba i tre fëmijëve të cilët e presin, por thotë se është dënuar kot, dhe jeta e tij nuk do të jetë më si më parë.

“Jam i gëzuar që fitova lirinë, por nuk e di pse u dënova. Kalova më shumë se katër vjet në burgun e Peqinit. Unë jam dënuar kot. Madje po tua tregoj ju do të qeshni. Unë kapa hajdutin në shtëpinë time dhe e dorëzova në polici dhe hajduti më akuzoi se ushtrova dhunë. Ja për këtë jam dënuar unë. Kjo është drejtësia shqiptare. Më mbajtën 5 muaj në paraburgim në Tiranë dhe zhvilluan vetëm një seancë gjyqësore. Pastaj më dërguan në për rishqyrtim Sarandë. Pastaj më dënuan me pa të drejtë. Ja kjo është drejtësia në Shqipëri. Ndaj i bëj apel Ministrit të Drejtësisë që të vërë dorë se ne që i kemi vuajtur këto gjëra e dimë se si funksionon. Nuk ka drejtësi. Nuk ka shpresë. Dënohen ata që nuk kanë mbështetje për të mos thënë gjëra të tjera”.

Vitet e burgut i tregon si më të errëtat në jetën e tij. “Kam kaluar nj ferr të vërtetë. Ajo që më ka munduar më shumë në burgun e Peqinit ka qenë shoku psikologjik. Çdo ditë me e keqe se tjetra. Dukej sikur nuk kishte fund”.

Ish i dënuari tashmë ka një shqetësim të madh; integrimin në shoqëri. “U gëzova që dola nga burgu por ku do shkoj. Unë jam baba i tre vajzave. Nuk kam punë, nuk kam shtëpi. Nuk më afron njeri se kam damkën e të dënuarit. Jam në hall të madh. Kam përfunduar tre fakultete; infermierinë, akademinë e rendit, administrim biznes. Por jam i sigurt se s’kam për të gjetur punë në këto tre profesione”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rrahja e biznesmenit në Elbasan, gruaja e vajza telefonuan në polici: Po na rrahin (Foto)
Përkeqësohet sitauata në Dibër, transportohet me batanije një grua drejt spitalit. Banorët: Askush s’ka marrë masa për të hapur rrugët »
Article Logic
Execution time: 0.011664867401123
array(1) { ["section"]=> string(127) "kam-tre-fakultete-infermierine-akademine-e-rendit-dhe-administrim-biznesi-i-liruari-nga-burgu-tregon-historine-si-u-denua-65560" }