‘Kam vathë që kushtojnë sa një shtëpi’, moderatorja shpjegon të vërtetën e deklaratës së bujshme

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 14:12 13-02-2020 ‘Kam vathë që kushtojnë sa një shtëpi’, moderatorja shpjegon të vërtetën e deklaratës së bujshme Fjodora

“Kam mbajtur vathë që kushtonin sa një shtëpi”, kjo ka qenë deklarata e moderatores Fjodora Fjora e bërë disa kohë më parë në një emision televiziv me të cilën ka shkaktuar shumë zhurmë.

Reagimet kanë qenë të ashpra saqë deklarata e saj u komentua për një kohë të gjatë. Mbrëmjen e djeshme Fjodora ka sqaruar deklaratën e saj për të cilën thotë se është ekzagjeruar.

Në argumentin e saj moderatorja thotë se nuk ka vathë që kushtojnë sa një shtëpi, këto i kanë argjendaritë në Tiranë të cilat i huazojnë për personazhet e njohur.

“Të mos e ekzagjerojmë. Unë nuk kam vathë që kushtojnë sa një shtëpi, kanë argjendaritë në Tiranë, të cilat i huazojnë për personazhet e njohur si puna ime kur ata kanë një event dhe nuk besoj se do i marr ndonjëherë. Unë akoma jetoj me prindërit në shtëpi, kështu që të mos e ekzagjerojmë”, është shprehur moderatorja mbrëmjen e djeshme në ‘Glamur Zonë’ në Ora News.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0072438716888428
array(1) { ["section"]=> string(100) "kam-vathe-qe-kushtojne-sa-nje-shtepi-moderatorja-shpjegon-te-verteten-e-deklarates-se-bujshme-195070" }