‘Kam vëllain sëmurë’…Njihuni me Ed Lelin, njeriun e Medias në Vlorë e biznesmen i suksesshëm, tani nën kujdesin e mjekëve

Publikuar tek: aktualitet, më 19:41 10-10-2019 ‘Kam vëllain sëmurë’…Njihuni me Ed Lelin, njeriun e Medias në Vlorë e biznesmen i suksesshëm, tani nën kujdesin e mjekëve Biznesmeni Eduard Leli, (vëlla me kryetarin e bashkisë së Vlorës) me bashkëshorten në Vlorë

Eduard Leli, biznesmen, pronar i një prej televizioneve më të rëndësishme në Vlorë, është duke vuajtur një sëmundje të rëndë.

Vetëm ditën e sotme u mësua për gjendjen e tij shëndetësore, pas pohimit të kryetarit të bashkisë së Vlorës Dritan Leli se nuk e kishte mendjen te shpërthimi i makinës pasi ishte impenjuar me të vëllain e sëmurë, raporton newsbomb.al.

Eduard Leli, është president i televizionit lokal One TV, dikur ish tv-Amantia. I njohur dhe i respektuar në komunitetin vlonjat, Ed Leli me miqësinë, shoqërinë, diturinë e tij i ka dhënë jo pak komunitetit të Vlorës, e në veçanti një ndihmë të madhe edhe gazetarëve të qytetit. Gjithmone optimist, i qeshur, rrallëhere i merzitur, dhe i kudogjendur për ata që kanë nevojë, ky është në fakt Eduard Leli.

Eduard Leli aktualisht gjendet nën kontrollin e rreptë të mjekëve dhe nën kura intensive. Pranë tij janë familjarët, miqtë, shokët, jo vetëm nga Vlora por nga gjithë Shqipëria. Të gjithë duke shpresuar…/Newsbomb.al/

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0072910785675049
array(1) { ["section"]=> string(124) "kam-vellain-semure-njihuni-me-ed-lelin-njeriun-e-medias-ne-vlore-e-biznesmen-i-suksesshem-tani-nen-kujdesin-e-mjekeve-181556" }