KAMALA HARRIS, gruaja afro-amerikane që do të garojë përballë TRUMP në zgjedhjet PRESIDENCIALE në SHBA, shpall kandidaturën

Publikuar tek: bota, më 13:51 21-01-2019 KAMALA HARRIS, gruaja afro-amerikane që do të garojë përballë TRUMP në zgjedhjet PRESIDENCIALE në SHBA, shpall kandidaturën KAMALA HARRIS

Kamala Harris tha sot (të hënën) se do të garojë për postin e Presidentes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke argumentuar se ka adhur koha të luftojë për atë që e sheh sit ë padrejtë në këto dy vite të presidencës së Trump, bën të ditur CNN në lajmin e fundit.

 

Në një video të shkurtër nga fushata e saj që doli në median sociale të hënën që në mëngjes, dhe po në të njëjtën kohë vetë doli publikisht në emisionin “Good Morning America”, Harris i kërkoi mbështetësve të bashkohen për të ardhmen.

“Drejtësi. Mirësjellje. Barazi. Liri. Demokraci. Këto nuk janë vetëm fjalët e duhura, ato janë vlerat që kërkojnë amerikanët. Dhe të gjithë janë bazuar te ato” thotë Harris në video.

Senatorja e demokratëve në Kaliforni, është e para grua afro-amerikane që lajmëron se garon për zgjedhjet e 2020 dhe e treta grua në këtë terren. Të njëjtën gjë ka bërë edhe senatorja Elizabeth Ëarresn dhe Kirsten Gillibrand e Nju Jorkut.

Ka mbajtur detyrën e ish-prokurores, dhe ka pasur shpeshherë akuza në adresë të saj. Juan Rodrigues, strategu që menaxhoi fushatën e suksesshme të saj për senatin në 2016 do të jetë menaxheri i fushatës. Motra e saj Maya Harris që kishte rolin e këshilltares në fushatën presidenciale të Hillary Clinton do të shërbejë po ashtu në këtë fushatë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013862133026123
array(1) { ["section"]=> string(128) "kamala-harris-gruaja-afro-amerikane-qe-do-te-garoje-perballe-trump-ne-zgjedhjet-presidenciale-ne-shba-shpall-kandidaturen-149684" }