Kamela Islamaj: Këngëtaret e klipeve meritojnë më shumë se këngëtaret e ‘live’-it , kanë investuar shumë…

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 11:38 06-11-2016 Kamela Islamaj: Këngëtaret e klipeve meritojnë më shumë se këngëtaret e ‘live’-it , kanë investuar shumë…

Në një prej rubrikave të emisionit “Thumb” të mbrëmjes së sotme, të gazetareve Aulona Musta dhe Fatma Haxhialiu, është diskutuar për debatin ‘këngëtare ‘live’-i dhe këngëtare klipesh’, nisur nga diskutimi në distancë i pak ditëve më parë mes Marsela Çibukajt dhe Samanta Karavellas.

Po koleget e tyre çmendojnë për këtë diskutim? Për këtë, një ndër të intervistuarat ka qenë edhe Kamela Islamaj, këngëtarja e cila njihet si pjesë e kategorisë së këngëtarëve të ‘live’-it, e cila në fakt me fjalët e saj nuk ka zgjedhur aspak t’i sulmojë koleget që kanë zgjedhur një tjetër formë për të bërë muzikë.

“Mua s’më pëlqen kjo ndarja në dy kategori. Gjithsesi, mund të them se ato (referuar këngëtareve të klipeve) marrin merita se kanë punuar më shumë se ne, kanë investuar e janë lodhur më shumë, pavarësisht se janë bërë të përsëritshëm.” – është shprehur Kamela, e cila nuk lë pa theksuar faktin se muzika ka vend për të gjithë. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.018692970275879
array(1) { ["section"]=> string(105) "kamela-islamaj-kengetaret-e-klipeve-meritojne-me-shume-se-kengetaret-e-live-it-kane-investuar-shume-58565" }