Kamera kap vajzën duke dhënë para te “Shefqet Ndroqi”, qytetari: Ç’do infermieri nga 50 mijë lekë në ditë, bleva respiratorin 1,500 euro (VIDEO)

Publikuar tek: aktualitet, më 20:53 12-08-2020 Kamera kap vajzën duke dhënë para te “Shefqet Ndroqi”, qytetari: Ç’do infermieri nga 50 mijë lekë në ditë, bleva respiratorin 1,500 euro (VIDEO)

Situata te spitali “Shefqet Nroqi” ku ndodhen të shtruar rreth 200 pacientë me koronavirus, paraqitet tepër e rëndë.

Për gazetarët e shumtë që ndodhen në ambientet e jashtme, familjarët e pacientëve kanë “lumë” ankesash. Së fundmi, një qytetar denoncon korrupsinin me infermierët, ai thotë për kamerën e “TemaTv” se i paguan ata nga 50 mijë lekë të vjetra në ditë, për t’i shërbyer babait të tij.

E në momentin e intervistës, ai sapo ka blerë me paratë e veta edhe një pajisje, për të cilën thotë se ka kushtuar 1,500 euro dhe kryen funksionin e respiratorit.

“Duhet marrë vetë aparatura. Filtron ajrin, bën 1500 euro. Maskën e kam blerë 200 euro”, thotë ai.

E ndërsa kamera filmon, në derën e spitalit dallohet një vajzë e re që nga portofoli nxjerr një kartmonedhë dhe ia jep një personi që ndodhet në pjesën e brendshme.

Ashtu siç aludon kronika në fjalë “fatin për t’u dërguar ushqim familjarëve e kanë vetëm ata që paguajnë si në recepsionet e hoteleve”.

Ndiqni pamjet: 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011783838272095
array(1) { ["section"]=> string(144) "kamera-kap-vajzen-duke-dhene-para-te-shefqet-ndroqi-qytetari-c-do-infermieri-nga-50-mije-leke-ne-dite-bleva-respiratorin-1-500-euro-video-216941" }