Pika e MoneyGram në Kamëz është grabitur ditën e sotme nga dy persona të armatosur.
Autorët e maskuar pasi kanë dhunuar me leva pronarin e kësaj pike të transferimit të parave kanë mundur të grabisin reth 2 milionë lekë. Pasi kanë marrë paratë, grabitësit janë larguar me shpejtësi nga vendngjarja, ndërsa nuk dihet ende gjendja shëndetësore e të plagosurit.
Policia ka mbërritur në vendin ku ndodhi grabitja dhe është duke punuar për identifikimin e autorëve.