Kamëz, grabitet marketi nga persona të armatosur

Publikuar tek: aktualitet, më 16:57 20-02-2015 Kamëz, grabitet marketi nga persona të armatosur

Një grabitje me armë ka ndodhur ditën e enjte në mbrëmje në një market në qendër të Kamzës. Dy grabitësit, njëri me armë kallashnikov dhe tjetri me thikë, pasi kanë hyrë në market kanë grabitur xhiron e ditës si dhe kartat rimbushëse telefonike.

Gjatë grabitjes në vendngjarje ndodhej vetëm djali 16 vjeçar i pronarit të marketit. Policia, e cila ndodhet në vendngjarje ka nisur hetimet per identifikimin dhe kapjen e autorëve.  

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Skandali/ Policia dhunon barbarisht një të ndaluar (Video)
Rezoluta kundër integrimit, Balla letër 3 eurodeputetëve francezë »
Article Logic
Execution time: 0.013788938522339
array(1) { ["section"]=> string(52) "kamez-grabitet-marketi-nga-persona-te-armatosur-3982" }