Një shpërthim me granatë ka ndodhur para pak minutash në Kamëz. Si rrjedhojë e shpërthimit, është hedhur në erë dera e një banese, duke shkaktuar edhe dëme të tjera material. Për fat të mirë nuk raportohen viktima dhe askush nuk ka mbetur i lënduar nga shpërthimi. Kjo ngjarje ka tronditur të gjithë banorët e lagjies të cilët janë vënë në alarm edhe nga forcat e shumta policore që kanë rrethuar zonën.
Policia tashmë ka shoqëruar 2 persona K.K 50 vjeç dhe E.K 22 vjeç
Ende nuk bëhen të ditura motivet e kësaj ngjarje por po hetohet për të zbardhur detajet që mund të kenë lidhje me ndonjë armiqësi apo konflikt të mundshëm të familjes së cilës iu vu granata në derën e shtëpisë. Dyshimet e para janë për një konflikt pronësie.