Kamikazi shpërthen në Irak, humbin jetën mbi 30 persona dhe plagosen 60 të tjerë

Publikuar tek: bota, më 13:23 06-03-2016 Kamikazi shpërthen në Irak, humbin jetën mbi 30 persona dhe plagosen 60 të tjerë

Një kamikaz ka shpërthyer afër qytetit Hilla në Irak duke u marrë jetën mbi 30 personave, të cilët ndodheshin në vendngjarje, ndërkohë që 60 të tjerë janë plagosur.

Shpërthimi ka shkatërruar një zonë ku ndodheshin disa automjete, ndërsa mësohet se mbi 30 persona kanë humbur jetën nga ky sulm. Përveç viktimave, 60 të tjerë janë plagosur dhe janë transportuat në spitalin e zonës, disa nga ata në gjendje të rëndë, raporton Al-Jazeera

“Ishte me sa duket një sulm vetëvrasës që ndodhi në një pikë kontrolli që është e drejtuar nga ushtarët e Irakut dhe forcave të policisë. Një vijë e gjatë makinash përgjatë rrugës janë shkatërruar nga shpërthimi”, ka thënë gazetari i Al-Jazeera-s, Jane Arraf.

Asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për ngjarjen, megjithatë Shteti Islamik (ISIS) ka kryer kohët e fundit disa sulme në afërsi të qytetit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.040520191192627
array(1) { ["section"]=> string(85) "kamikazi-shperthen-ne-irak-humbin-jeten-mbi-30-persona-dhe-plagosen-60-te-tjere-34369" }