Një aksident i rëndë ka ndodhur në “Rrugën e Kombit”, pranë fshatit Skuraj, ku kamioni ka dalë nga rruga duke përfunduar në humnerë.
Sipas burimeve nga policia mesohet se shoferi, identiteti i të cilit nuk është bërë akoma i ditur, është dërguar me urgjencë në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë shendetësore. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po merret me zbardhjen e shkakut të aksidentit.