Një aksident tragjik ka ndodhur ditën e djeshme në afërsi të fshatit Slabinjë, Pogradec. Kamioni tip "Benz" me targa AA362KK, me drejtues shtetasin E.M, 24 vjeç, banues në fshatin Rëmenj-Pogradec ka dalë nga rruga dhe si pasojë ka humbur jetën i riu.
Burime nga policia bëjnë me dije se është plagosur pasagjeri i këtij mjeti shtetasi E.Z, 20 vjeç, banues në Pogradec, i cili pas marrjes së ndihmës së parë në Spitalin e Pogradecit, do të transportohet në Tiranë për mjekim më të specializuar.
Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.