Një aksident me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur pasditen e sotme në Rrugën e Kombit.
Mësohet se një kamion që qarkullonte me shpejtësi të madhe ka përplasur nga pas një automjet, brenda të cilit ndodheshin tre persona. Si pasojë e përplasjes është plagosur shtetasi Gjergji Lleshi, i cili është transportuar për në Spitalin e Traumës në kryeqytet.
Policia ka nisur hetimet për ngjarjen.