Kamioni përplas të moshuarin në Elbasan, policia jep detaje

Publikuar tek: aktualitet, më 20:35 26-01-2020 Kamioni përplas të moshuarin në Elbasan, policia jep detaje Foto ilustruese

Një 80 vjeçar është përplasur nga kamioni ditën e sotme në Unazën e qytetit të Elbasanit.

Sipas të dhënave nga policia, i moshuari është dërguar në spital jashtë rrezikut për jetën ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Në Unazën e qytetit të Elbasanit, shtetasi D.M., 50 vjeç,  banues në Elbasan, duke drejtuar mjetin tip “Iveko Kamion”, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin B. H., 80 vjeç,  banues në Elbasan, i cili u transportu në Spitalin e Elbasanit jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tragjike në Berat: Humbin jetën dy foshnje binjake, dyshohet asfiksia nga soba me dru
Përfshihet nga flakët dyqani në Vlorë »
Article Logic
Execution time: 0.020447969436646
array(1) { ["section"]=> string(65) "kamioni-perplas-te-moshuarin-ne-elbasan-policia-jep-detaje-193220" }