Tre aksidente kanë ndodhur ditën e sotme ku për pasojë kanë mbetur disa të plagosur. Në Krastë të Krujës një mjeti tip “Benz” është përplasur me një kamion dhe mësohet se drejtuesi i Benzit ndodhet në gjendje kritike për jetën.
Në Durrës një motorr është përplasur me një makinë e për pasojë kanë mbetur të plagosur rëndë drejtuesi dhe pasagjeri i motorrit. Aksidenti i tretë është regjistruar në autostradën Tiranë-Durrës ku tre automjete janë përplasur, dhe një prej tyre mësohet se është një autoshkollë. Fatmirësisht nga aksidenti i tretë nuk ka të plagosur ndërkohë që policia dhe ambulanca kanë shkuar menjëherë në vendet e ngjarjes.
{gallery}aksidentet{/gallery}