‘’Kamorra’’ urdhëroi vrasjet në Tiranë për 20 kile kokainë, Killeri italian: Jam murator me 10 klasë shkollë

Publikuar tek: aktualitet, më 08:44 31-05-2015 ‘’Kamorra’’ urdhëroi vrasjet në Tiranë për 20 kile kokainë, Killeri italian: Jam murator me 10 klasë shkollë Vrasja te '\"Zogu i Parë''

Zbardhen detaje të reja nga vrasjet që ndodhën në Tiranë, ditë më parë në Bulevardin ‘’Zogu i Parë. Motivi i vrasjeve në Tiranë dhe vrasjes në Hollandë janë deri më tani 20 kilogramë kokainë, të ‘’Kamorrës’’ italiane. Vlera e tyre është 1 milion dollarë.

Gjithçka nisi nga prishja e miqësisë mes Mentor Lufit dhe Besnik Sulkut që dyshohet se punonin për një klan mafioz në Napoli, duke vazhduar më tej me hakmarrjen mes tyre, acaruar pas vrasjes së vëllait të Besnik Sulkut, Durim Sulku.

Salvatore Letizia, killeri italian ishte dërguar për vrasjen e Mentor Lufit, nga xhaxhai i tij,  njëri prej kapove të ‘’Kamorra’’-s. Letizia ka thënë në gjykatë se është murator me 10 klasë shkollë. “Jam Iindur në Kazerta. Jam me dhjetë klasë shkollë. Me profesion murator. Kur isha minoren, jam dënuar për drogë, armë dhe vjedhje. Nuk preferoj të flas në këto moment. Do jap shpjegime në një kohë të mëvonshme, pasi të konsultohem me avokatin tim’’, ka thënë Letizia para gjykatës.

salvatoreletiziamarkeliandoci

Të arrestuarit

Edhe më parë Lufit i ishte bërë një atentat, por që nuk kishte rezultuar sipas pritshmërive të organizatës mafioze italiane.

Nga përgjimet në qeli rezulton se nipi i Mentor Lufit që mbeti i vdekur në 27 maj në Tiranë, vrau në Hollandë Durim Sulkun. Për Markeljan dhe Klevis Doçin janë bërë përgjime ambientale. “Pse e përmende Hollandën?’’, I ka thënë njëri nga vëllezërit tjetrit në qeli, siç bën publike ‘’Panorama’’. Gjykata e ka lënë në arrest me burg Klevis Doçin, si i dyshuar për vrasjen në Hollandë.

Të tria viktimat Mentor Lufi, Gerti Goxhaj dhe Besnik Sulku u vranë me nga një plumb. 

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Prangosen 4 persona të shpallur në kërkim, dy prej tyre për llogari të Kosovës
Shpërthen granata në Krujë, u hodh në oborrin e një shtëpie »
Article Logic
Execution time: 0.012338876724243
array(1) { ["section"]=> string(108) "kamorra-urdheroi-vrasjet-ne-tirane-per-20-kile-kokaine-killeri-italian-jam-murator-me-10-klase-shkolle-12329" }