Kampi i Bondsteel, SHBA dërgon trupa ushtarake në Kosovë

Publikuar tek: rajon, më 23:52 26-05-2019 Kampi i Bondsteel, SHBA dërgon trupa ushtarake në Kosovë Baza e trupave ushtarake amerikane ne Bondsteel, ne Ferizaj Kosove

Garda Kombëtare e Uajomingut në SHBA, ka njoftuar se do të dërgojë këtë javë trupa ushtarakë me mision paqeruajtës në Kosovë.

Zyrtarët e Gardës Kombëtare deklaruan se kjo është hera e parë që një garnizon i Uajomingut është duke u dërguar në ndonjë mision jashtë SHBA që prej vitit 2016.

Përpara se të shkojnë në Kosovë, ndalesa e parë e grupit do të jetë në Fort Bliss të Texasit për disa trajnime shtesë.

Mësohet se ushtarët amerikanë që do vijnë në Kosovë do të jenë nga Kolorado, Montana, Utah dhe Uajoming.

Ende nuk është bërë i ditur numri i saktë i ushtarëve që do të zbarkojnë në Kosovë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0072050094604492
array(1) { ["section"]=> string(62) "kampi-i-bondsteel-shba-dergon-trupa-ushtarake-ne-kosove-165810" }