'Kampi i shqiptarëve', flet e prekur e ëma e gruas së bllokuar në Siri: Nuk e besoja se ishte gjallë

Publikuar tek: aktualitet, më 17:47 13-11-2019 'Kampi i shqiptarëve', flet e prekur e ëma e gruas së bllokuar në Siri: Nuk e besoja se ishte gjallë Ruzhdie Balliu, gruaja shqiptare e larguar në Siri prej 6 vitesh me familjen e saj

E ëma e Ruzhdie Balliut, gruas shqiptare të bllokuar në kampin e Al-Holit në Siri bashkë me të birin, lutet që e bija të kthehet sa më shpejt në shtëpi.

Salushe Seferi, banuese në Librazhd,  rrëfen për ''Faxnews'' se u emocionua teksa dëgjoi zërin e të bijës pas 6 vitesh.

“Dje i dëgjova zërin vajzës pas 6 vjetësh. Nuk e besoja se vajza ishte gjallë. Ajo është larguar së bashku me bashkëshortin e saj Ali Balliu dhe fëmijët e saj'', thotë Salushe Seferi.

Ruzhdie Balliu u largua në vitin 2013 drejt Sirisë me bashkëshortin dhe të birin. Gruaja tregoi se nuk e dinte ku ndodhej bashkëshorti i saj, ndërsa shpreson të kthehet në atdhe.

Kampi i Al-Holit në Siri u bë i njohur për publikun shqiptar teksa aty qëndronte prej disa vitesh djaloshi shqiptar Alvin Berisha. Ai u shpëtua nga një operacion ndërkombëtar dhe sot ndodhet në Itali me të atin.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0080671310424805
array(1) { ["section"]=> string(103) "kampi-i-shqiptareve-flet-e-prekur-e-ema-e-gruas-se-bllokuar-ne-siri-nuk-e-besoja-se-ishte-gjalle-185776" }