Shkrimtari Agron Tufa ka reaguar pas rrëfimeve që ka bërë historiani Pëllumb Xhufi për situatën në të cilën jetonin të internuarit në kampin e Tepelenës.
Në emisionin “Studio e hapur” me Eni Vasilin në News24, Tufa tha se realiteti në të cilin kanë jetuar njerëzit në atë kamp, ka qenë shumë i hidhur.
Ai thotë se Kampi i Tepelenës i ngjan një aushvici, por pa dhomat e gazit dhe krematoriumin.
“Ajo çfarë tregonin ata që kanë jetuar në kampet e Tepelenës flasin për një realitet krejt ndryshe nga ajo situata ‘rozë’ që solli Ruçi. Kampi i Tepelenës ka qenë një aushvic minus dhomat e gazit dhe krematoriumin. Rrëfimet që tregojnë edhe për të arratisurit nga ky kamp tregojnë një realitet krejt ndryshe. Ka fakte tronditëse edhe për kampin e Maliqit. Në kampin e Tepelenës kanë qenë familje kryesisht nga veriu, pleq, gra, fëmijë”, u shpreh shkrimtari Tufa.