Kampi opozitar propozim surprizë: Të ulet pragu zgjedhor në 2%, krijon konkurueshmëri

Publikuar tek: politike, më 11:25 13-07-2020 Kampi opozitar propozim surprizë: Të ulet pragu zgjedhor në 2%, krijon konkurueshmëri Vasilika Hysi, Komisioni i Ligjeve

Deputetët e opozitës parlamentare kanë bërë sot një propozim surprizë në Komisionin e Ligjeve ku po diskutohen ndryshimet kushtetuese për Kodin e ri Zgjedhor.

Rudina Hajdari, Myslim Murrizi dhe Korab Lita kanë propozuar që pragu zgjedhor të ulet nga 5% në 2%, sepse sipas tyre do të krijonte konkurueshmëri. “Propozimi i pragut zgjedhor 5% nuk ka ardhur nga grupi demokrat, ka ardhur nga deputetë të tjerë. Ulja e pragut do ishte më e drejtë dhe do të krijonte konkurrueshmëri”, ka thënë Hajdari.

Ndërkohë, deputeti Lita ka thënë se pragu 2% përmbush nevojat e votuesve dhe ngushton hendekun mes tyre dhe partive.

“Pragu 5% dhe ndalimi i koalicioneve ngushtojnë hendekun. Pragu 2% e plotëson më së miri nevojën e shfaqur. Propozoj që në pikën 2 të nenit të parë, të bëhet jo më pak se 5% të votave të vlefshme por 2% të votave të vlefshme”, u shpreh Lita.

Dakordësinë për këto propozime e dha dhe deputeti tjetër opozitar Myslim Murrizi. “Edhe unë mbështes propozimin e relatorit në emër të opozitës. Që paragrafi 2 i nenit, të ndryshojë pragu. Në propozimin fillestar ka qenë 5%. Por në ndonjë mbledhje tjetër të merret parasysh që të ndryshohet nga 5% në 2%”, tha ai.

Relatorja e PS në këtë Komision Klotilda Ferhati, tha se fillimisht kishin marrë propozimin për 5%, ndërsa për atë 2% tha se katër relatorët duhet të diskutojnë që deri në fund të ditës së sotme të arrijnë një formulë finale.

“Morëm një propozim tjetër në fillim. Të ulemi të gjithë bashkë si relatorë dhe ekspertë t’i diskutojmë pse mbërritëm në këtë shifër dhe jo në një tjetër. Të mblidhemi të 4 relatorët dhe t’ja paraqesim me shkrim formulën finale anëtarëve të komisionit”, tha Ferhati.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.009955883026123
array(1) { ["section"]=> string(89) "kampi-opozitar-propozim-surprize-te-ulet-pragu-zgjedhor-ne-2-krijon-konkurueshmeri-213690" }