Kampionati i Futbollit/ Kërcënon Fidel Ylli: Do shkrijmë federatën, po nuk dolën nga çadra (Ripërsëritet historia e 2006 kur Duka quhej “Klani i Zemunit”)

Publikuar tek: sport, më 10:31 20-10-2020 Kampionati i Futbollit/ Kërcënon Fidel Ylli: Do shkrijmë federatën, po nuk dolën nga çadra (Ripërsëritet historia e 2006 kur Duka quhej “Klani i Zemunit”) Armando Duka / Edi Rama / Fidel Ylli

Fidel Ylli ka “kërcënuar” Armando Dukën se në rast se nuk zgjidhet situata, atëherë shteti do të ndërhyjë për të deleguar një përfaqësues nga ministria e Sporteve për të rinisur kampionatin. Deklarata e të deleguarit të qeverisë për Ligën e Futbollit u bë në emisionin “Procesi Sportiv”. Ai akuzoi kreun e Federatës Armando Duka se “abuzoi” me tolerancën e qeverisë që I dha qendrën e Tiranës për të bërë Qendrën Ballkanike Olimpike, raporton newsport.al.

“U tregua shumë i fortë. Vajti na bëri dhe zyrat aty. Ne e dhamë atë truall që të bëhej Qendra Olimpike Ballkanike. Si nuk e ka ndihmuar qeveria Federatën” tha Ylli.

Madje, gjithë bojkotin aktual të kampionatit të futbollit, Fidel Ylli përfaqësues i PS, e lidhi dhe me politikën, duke kujtuar futjen e opozitës shqiptare në “Cadrën e Lirisë” në vitin 2017, ku PD qëndroi për tre muaj me radhë.

“Ata duan të dalin nga cadra se janë në cadër, unë do të përpiqem ti nxjerr që nesër” tha Ylli. 

Duke përmendur shpesh se nuk “dua t’i hedh benzinë zjarrit”, Fidel Ylli në një përpjekje të fundit deklaroi se nëse nuk rifillon kampionati, atëherë do të ndërhyjë qeveria, duke kujtuar precedentin e Italisë në vitin 1982, kur shteti e shkriu federatën, vendosi një zyrtar të ministrisë, dhe klubet e organizuan vetë kampionatin, raporton newsport.al.

Titullin Federatë ta jep shteti shqiptar. Sepse ti përfaqëson vendin. Nëse kjo federatë ka korrupsion, ka dhunë, nëse nuk organizon kampionatin dhe thotë “nuk dua unë”, shteti e ka këtë të drejtë…Me thënë të drejtën nuk do ta dëshiroja, por e drejta jepet me ligj. Nëse do të ishte Sali Berisha në pushtet këtë do ta bënte menjëherë. Kjo është bërë në ‘82 e ka bërë Italia. E ka shkrirë federatën e Futbollit, ka vënë një të ministrisë së Sporteve dhe e kanë monitoruar. Janë shtete të fuqishme. Unë nuk jam kryeministëriI vendit. Unë jam i autorizuar të zgjidhë krizën, nuk i hedh benzinë zjarrit. Pastaj strukturat e shtetit, SPAK të gjithë ata që bëjnë evazionin fiskal. Eshtë shumë shpejt. Qeveria nuk do të bëjë radikalizma, por do të fillojë. Vetë klubet e futbollit duhet të vendosin për presidentin. Ne me ligjin që kemi bërë, ka pavarësi. Federata është përfaqësuese e stemës. Janë dëmtuar interesat e sportive, femijëve, dhe jo të shtetit deri tani” tha Fidel Ylli, duke ndezur një zjarr të ri në marrëdhëniet mes Qeverisë dhe Federatës.

Nuk është hera e parë e një lufte mes qeverisë dhe FSHF. Kur PD erdhi në pushtet në korrik 2005, premtoi pastrimin e FSHF-së nga “Klani i Zemunit” duke konsideruar Armando Dukën, kreun e FSHF, si kreun e klanit.

Ish-ministri i Sporteve, Bujar Leskaj u konfliktua institucionalisht me Armando Dukën. Në vitin 2006, ministria deklaroi se nuk njihte zgjedhjet e 27 shkurtit 2006 ku Duka u zgjodh në krye të FSHF dhe do të thërriste Asamblenë e Jashtëzakonshme. “Do t’i ngul gozhdën Armando Dukës”, ishte deklarata që u bë e famshme e ministrit Leskaj, por një gozhdë që nuk u ngul kurrë, pasi asnjë nga institucionet ndërkombëtare, UEFA dhe FIFA, nuk I përkrahu iniciativat e qeverisë “Berisha”. /Newsport.al/

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Liga Profesioniste zbulon vendimet pas takimit të sotëm: Bojkoti vazhdon, shpresojmë që Qeveria të plotësojë kërkesat tona
»
Article Logic
Execution time: 0.01176905632019
array(1) { ["section"]=> string(154) "kampionati-i-futbollit-kercenon-fidel-ylli-do-shkrijme-federaten-po-nuk-dolen-nga-cadra-riperseritet-historia-e-2006-kur-duka-quhej-klani-i-zemunit-224413" }