Kampionati kombëtar i tenisit / Dritan Leli i bashkohet fëmijëve në Vlorë: Emocion i veçantë, kisha më shumë se 4 vite pa luajtur (VIDEO)

Publikuar tek: aktualitet, më 12:13 15-12-2019 Kampionati kombëtar i tenisit / Dritan Leli i bashkohet fëmijëve në Vlorë: Emocion i veçantë, kisha më shumë se 4 vite pa luajtur (VIDEO)

Këto ditë në qytetin e Vlorës është duke u zhvilluar Kampionati Kombëtar i Tenisit, ku qindra fëmijë nga e gjithë Shqipëria janë në garë me njëri-tjetrin.

Ditën e sotme, fëmijëve i është bashkuar edhe kryebashkiaku Dritan Leli, i cili i ka shoqëruar në lojë.

Ai është shprehur i emocionuar dhe se kishte më shumë se katër vite pa luajtur.

Sipas Lelit, ky kampionat tregon se ka shpresë për të ardhmen e këtyre fëmijëve.

‘Sigurisht është emocion i veçantë të luash me këta fëmijë të mrekullueshëm, që kanë ardhur nga e gjithë Shqipëria  për të luajtur kampionatin e tyre kombëtar për të zgjedhur më të mirët. Kisha kohë pa luajtur, më shumë se katër vjet thuajse. Ishin shumë të mirë. Kjo është një shpresë që në të ardhmen këta fëmijë do të luajnë më shumë’, u shpreh kryebashkiaku i Vlorës.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Hetimet për banesat e shembura nga tërmeti/ Policia kontrolle në Tiranë e Durrës, 4 përgjegjës të arratisur në Itali
NDALOHEN përgjegjësit e VIKTIMAVE tek pallati '2 Gjelat' në Durrës/ Pronari i lokalit holloi muret e pallatit, ish-drejtori i ALUIZNI-t firmosi lejen (EMRAT) »
Article Logic
Execution time: 0.012622833251953
array(1) { ["section"]=> string(138) "kampionati-kombetar-i-tenisit-dritan-leli-i-bashkohet-femijeve-ne-vlore-emocion-i-vecante-kisha-me-shume-se-4-vite-pa-luajtur-video-189449" }