Kanadaja fillon armatosjen e rëndë, kjo është shifra rekord që do të shpenzojë për ushtrinë deri në vitin 2027

Publikuar tek: bota, më 23:59 08-06-2017 Kanadaja fillon armatosjen e rëndë, kjo është shifra rekord që do të shpenzojë për ushtrinë deri në vitin 2027

Presioni amerikan për shtimin e shpenzimeve të mbrojtjes nga aleatët e NATO-s ka nisur të japë frytet e para. Kanadaja njoftoi se ka në plan ta rrisë me 70% buxhetin e saj për këtë fushë, brenda dekadës së ardhshme.

Ministri kanadez i Mbrojtjes, Harjit Sajjan deklaroi se, deri në vitet 2026-2027, shpenzimet do të shkojnë në 32.7 miliardë dollarë kanadezë, nga 18.9 miliardë që janë aktualisht. Rritja më e ndjeshme do të jetë në vitet e fundit.

“Burrat dhe gratë që mbajnë uniformën e Forcave të Armatosura kanadeze janë në zemër të kësaj politike. Kjo politikë është e gjitha për ta. Kanadaja ka kërkuar shumë nga trupat e veta këto vitet e fundit”, tha Harjit Sajjan, ministër i Mbrojtjes në Kanada.

Përpos rritjes së financimit, plani parashikon edhe 5.000 ushtarë shtesë, 15 luftanije të reja dhe 88 avionë luftarakë të avancuar, të cilët do të zëvendësojnë flotën e saj të “CF 18”-ave, që do të thotë 65 avionë të rinj më shumë nga sa parashikonte qeveria e mëparshme konservatore.//tch//

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zgjedhjet në Britani, dalin rezultatet e Exit Poll
Zgjedhjet në Britani, fitojnë konservatorët e Theresa May, por qeverinë nuk e krijojnë dot »
Article Logic
Execution time: 0.0092360973358154
array(1) { ["section"]=> string(115) "kanadaja-fillon-armatosjen-e-rende-kjo-eshte-shifra-rekord-qe-do-te-shpenzoje-per-ushtrine-deri-ne-vitin-2027-81784" }