Kancelarja gjermane Merkel: Shteti Islamik ende nuk është mposhtur

Publikuar tek: bota, më 21:00 09-02-2019 Kancelarja gjermane Merkel: Shteti Islamik ende nuk është mposhtur Kancelarja gjermane, Angela Merkel

Kancelarja gjermane Angela Merkel, në përurimin e selisë së re të shërbimit të Inteligjencës gjermane në Berlin deklaroi se  grupi terrorist Shteti Islamik (ISIS)  nuk është mposhtur ende.

Këto deklarata të Merkelit bien në kundërshtim me ato të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

I ashtuquajturi Shtet Islamik (ISIS), është dëbuar nga territori që kishte pushtuar, por kjo nuk do të thotë se Shteti Islamik është zhdukur. Ai po transformohet në një forcë asimetrike të luftës. Dhe një gjë e tillë sigurisht që paraqet kërcënim’, ka thënë kancelarja Merkel.

Ajo tha gjithashtu se monitorimi i ngjarjeve në luftën e Sirisë është një nga prioritetet kryesore të shërbimit gjerman të inteligjencës, ashtu si edhe ndjekja e kërcënimeve nga sulmet kibernetike dhe lajmet e rreme.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar javë më parë se Shteti Islamik është mposhtur dhe se ai do t'i tërheqë trupat amerikane nga Siria, ku militantët e grupit islamik kanë pasur nën kontroll disa territore.

Plani për tërheqje e trupave amerikane, ka alarmuar aleatët evropianë që kanë frikë se Shteti Islamik do të ringjallet në Siri, në mungesë të një plani të besueshëm të paqes që do t'i jepte fund luftës civile në vend. 

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012417078018188
array(1) { ["section"]=> string(72) "kancelarja-gjermane-merkel-shteti-islamik-ende-nuk-eshte-mposhtur-152206" }